Aktualitet

Kryetari i Gjylatës së Lartë i bashkohet takimit të socialistëve

Me pavarësi të drejtësisë, vetëkuptohej se sistemi i ri do të ishte i pakapur politikisht.

21 Janar 2024, 21:37 Nga h.k
Kryetari i Gjylatës së Lartë i bashkohet takimit të
foto ilustruese

VLORË-Kur premtonin drejtësi të re, socialistët, por edhe ndërkombëtarët, na thanë se ajo nuk do të varej askund. Me pavarësi të drejtësisë, vetëkuptohej se sistemi i ri do të ishte i pakapur politikisht. Jo më kot, kudo në sondazhe, pasqyrohej një mbështetje e madhe nga qytetarët për sistemin e ri të drejtësisë.

Prandaj foto e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit që ka lidhur në qafë shallin e kuq të pionerit dhe pozon i përqafuar me socialistët e Vlorës tregon se nën rrogozin e propagandës për një sistem të ri drejtësie të pavarur, socialistët fshihnin një qëllim tjetër: zëvëndësimin e njerëzve të Berishës me njerëzit e Ramës.

Dhe tani që po hyjnë në vitin e 11 në pushtet, as nuk e fshehin më.

sokol sadushi

Sondazh

Poll