Vijon tubimi poshtë shtëpisë së Berishës, protestuesit kërkojnë lirimin e Kryetarit të PD-së
Foto ilustruese TIRANË- Edhe këtë të dielë protestuesit e opozitës kanë vijuar të bëjnë thirrje për...
Ai shtoi se Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia a tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se këtë natë një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës.
Ai shtoi se Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia a tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim.
Berisha: Mirënjohje të pakufishme, për secilin prej jush, për guximin, vendosmërinë tuaj në këtë betejë epike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Me qëndresën, rezistencën tuaj, ju frymëzoni dhe do të frymëzoni çdo ditë, çdo shqiptar që aspiron për lirinë e tij.
Çdo shqiptar që konsideron thelbin e qenies së tij, të lirisë së tij, dinjitetin njerëzor.
U bënë tre javë që ju çdo natë, në çdo kohë, në muajin më të idhët të vitit për motin, mblidheni në ‘rrugën e Shpresës’ dhe e shndërruat atë jo vetëm të shpresës, por rrugën e ndriçimit të mendjes dhe zemrave të shqiptarëve, rrugën e frymëzimit dhe inkurajimit të shqiptarëve në këtë betejë, kundër të keqes më të madhe që ka pllakosur Shqipërinë dhe shqiptarët pas Enver Hoxhës dhe që quhet, Edi Rama.
Të dashur miq!
Sonte në fjalët tuaja, trajtuar dhe sollët problemet më të mëdha. Këtë ditë, këtë natë një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës.
Ibrahim Rugova është luftëtari më i fuqishëm, më legjendar, personaliteti më i madh që nga koha e Skënderbeut i Kombit shqiptar. Është gjeniu i penës politike. Askush në historinë e këtij kombi nuk ngjet më shumë me Skënderbeun legjendar, se sa Ibrahim Rugova.
Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut mahniti botën. Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut lartësoi shqiptarët në zenitin e kohërave.
Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia a tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim.
Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës.
Foto ilustruese TIRANË- Edhe këtë të dielë protestuesit e opozitës kanë vijuar të bëjnë thirrje për...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot teksa kryeministri Edi Rama dhe fam...
foto ilustruese SHKUP- Liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor mbërrijnë pasditen e sotme në Shkup, ku do të priten me nj&e...
foto e postuar nga meta TIRANË- Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 18-përvjetorin e vdekjes së ish-presi...
genta vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot Ujësjellës Kanalizime Durrës për abuzime me fondet. Në një ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet në kryeministri për 13-vje...
ulsi manja TIRANË- Në kuadër të 13-vjetorit të "21 janarit", protestës ku humbën jetën 4 persona, po zhvillohet cer...
erion braçe TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me arm&e...
edi rama, ibrahim rugova TIRANË- Në 18 vjetorin e vdekjes së tij, Ibrahim Rugova është përkujtuar edhe nga kryeministri i Shq...
foto e postuar nga edi rama TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 Janarit të 2011 në bulevardin “Dëshmor&eum...