Politike

13 vite nga "21 janari", protesta me 4 viktima/ Reagon Rama: Drejtësi!

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

21 Janar 2024, 08:19 Nga r.ll
13 vite nga "21 janari", protesta me 4 viktima/ Reagon Rama:
foto e postuar nga edi rama

TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 Janarit të 2011 në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër demonstrues.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

Për këtë përvjetor ka reaguar edhe kryeministri Edi Ram i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto me përshkrimin: drejtësi për 21 janarin.

“MIRËMËNGJES???????? #DREJTËSIpër21JANARIN⚖️”, shkruan Rama.

Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve. 

Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën "vrasje nga pakujdesia", si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi. 

21 janari 2011 edi rama

Sondazh

Poll