Politike

Manja për "21 Janarin": Ende nuk është bërë drejtësi për këtë çështje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ishte ai që hapi fjalën në ceremoni, ku tha se ende nuk është bërë drejtësi për këtë çështje.

21 Janar 2024, 10:59 Nga r.ll
Manja për "21 Janarin": Ende nuk është bërë
ulsi manja

TIRANË- Në kuadër të 13-vjetorit të "21 janarit", protestës ku humbën jetën 4 persona, po zhvillohet ceremonia e përvitshme në Kryeministri. 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ishte ai që hapi fjalën në ceremoni, ku tha se ende nuk është bërë drejtësi për këtë çështje.

“As ju si familjarë dhe as ne si forcë politike s’kemi ndaluar së kërkuari drejtësi për viktimat e asaj proteste. Ne nga ai sistem nuk prisnim drejtësi. Ne si opozitë asokohe premtuam drejtësi të re për 21 janarin. Kontrata e Ramës në 2013 ishte rithemelim i drejtësisë si një gur i pavarur.

E premtuam dhe e bëmë, me ndihmën edhe të partnerëve tanë. Po a janë rezultatet e kësaj drejtësie të re në nivelin e ri që pret publiku? Fakti që drejtësia e re është në ajër, kjo tregon se ka ende magjistratë që punojnë me procedurë dhe kanë frikë të përballen me hetimin e kësaj dosje.

Familjarët e këtyre viktimave nuk mund të rrinë peng i kësaj drejtësie, që pritet t’i vënë kapak floriri. Disa dosje presin në sirtarë. Po qe nevoja do të vijojmë me procedurë penale. Drejtësia nuk mund të jetë çështje drejtësie nga magjistratët.”, tha ai.

ulsi manja 21 janari 2011

Sondazh

Poll