Politike

"Më 27 shkurt vendos Gjykata e Lartë", Rama: Dosja e '21 janarit' t'i kalojë SPAK

Për hetimin e bërë deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës, Rama e cilësoi këtë të fundit si “ bark pa shtyllë kurrizore”.

21 Janar 2024, 11:03 Nga r.ll
"Më 27 shkurt vendos Gjykata e Lartë", Rama: Dosja e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet në kryeministri për 13-vjetorin e "21 janarit", ku humbën jetën 4 protestues. 

Rama tha se më 27 shkurt të këtij viti do të merret vesh nëse dosja e kësaj çështjeje do t'i kalojë SPAK, apo jo. Për hetimin e bërë deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës, Rama e cilësoi këtë të fundit si “ bark pa shtyllë kurrizore”.

"Ky është një 21 janari i veçantë sepse sot për herë të parë që prej 13 vitesh shpresa nuk ushqehet vetëm nga brenda nesh, por edhe nga vendimi i Strasburgut dhe nga vullneti shprehur i SPAK dhe GJKKO për të goditur drejt, lart, pa duart e lidhura nga pushteti politik, dhe pa frikë nga dordolecët politikë. Ne sot nuk ka mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar cka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak. Pastaj për ta cuar rezultatin e atij hetimi në duart e gjykatës së SPAK, ku më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do mund të shohin nën dritën e diellit ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Në të gjitha rastet, e kemi ditur apo jo Mark, e kemi ditur qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhën për herë të parë me dhjetëra mijëra vetë në marshimin e heshtur të 28 janarit 2011, se 21 janari është nga ato raste në historinë e botës, kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por nuk harron kurrsesi që të vijë.

Dua ta ndaj në emër të familjarëve, kolegëve, familjes politike që udhëheq vendin, qoftë vullnetin si gjithmonë të palëkundër për të qëndruar krah për krah deri në ditën e gjykimit të 21 janarit, por edhe besimin e ushqyer nga një moment dramatik në këtë histori që shënon kthesë dramatike në drejtimin e duhur dhe që fatkeqësisht nuk erdhi si rezultat i forcës së brendshme të sistemit të drejtësisë, por si rezultat i forcës europiane të drejtësisë", tha Rama. 

21 janari 2011 edi rama

Sondazh

Poll