"Më 27 shkurt vendos Gjykata e Lartë", Rama: Dosja e '21 janarit' t'i kalojë SPAK
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet në kryeministri për 13-vje...
Genta Vangjeli pohoi në një dalje për mediat sot nga selia blu se ish-administratori i UKT-së Durrës Spartak Kovaҫi ka përfunduar 30 milionë euro para publike, që iu përkasin shqiptarëve.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot Ujësjellës Kanalizime Durrës për abuzime me fondet.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e antikorrupsionit te PD, Genta Vangjeli pohoi nga selia blu se ish-administratori i UKT-së Durrës Spartak Kovaҫi ka përfunduar 30 milionë euro para publike, që iu përkasin shqiptarëve.
DEKLARATA E PLOTË:
Spartak Kovaҫi ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 Tetor 2013 deri 31 Gusht 2022.
Kompania “ADRIATIK” shpk, ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve.
Ky është dhe babai i Spartak Kovaçit.
Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij pra ADRIATIK shpk ka përfituar mbi 30 milion euro me kontrata publike konkretisht nga:
UKT Tirane, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ndër të cilat
spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :
REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.
UKT Tiranë qeras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro.
UKT Pogradec qeras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro.
Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro.
Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet në kryeministri për 13-vje...
ulsi manja TIRANË- Në kuadër të 13-vjetorit të "21 janarit", protestës ku humbën jetën 4 persona, po zhvillohet cer...
erion braçe TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me arm&e...
edi rama, ibrahim rugova TIRANË- Në 18 vjetorin e vdekjes së tij, Ibrahim Rugova është përkujtuar edhe nga kryeministri i Shq...
foto e postuar nga edi rama TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 Janarit të 2011 në bulevardin “Dëshmor&eum...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha nga dritarja e banesës tha gjatë fjalës së tij se Xhorxh Soros, sipas tij ka shka...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij d...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij nga dritarja e banesës për demokratët e mbledhur n&eu...
sali berisha TIRANË Teksa qytetarët janë mbledhur në tubim poshtë banesës së tij kreu i PD-së, Sali Berisha ka p&eu...
foto nga protesta TIRANË- Ka nisur tubimi i qytetarëve dhe mbështetësve poshtë banesës së liderit të Partisë D...