Politike

Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Meta: Vizioni i ish-presidentit të Kosovës, frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se vizioni euroatlantik i Rugovë la trashëgimi që do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

21 Janar 2024, 12:48 Nga r.ll
Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Meta: Vizioni i
foto e postuar nga meta

TIRANË- Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 18-përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku ka shprehur nderimet e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se vizioni euroatlantik i Rugovë la trashëgimi që do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

POSTIMI I PLOTË:

Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare!

ilir meta ibrahim rugova

Sondazh

Poll