Politike

Berisha: Xhorxh Sorosi shkatërroi sistemin për ta vendosur drejtësinë në dorën e Ramës

Berisha u shpreh se mijëra e mijëra shqiptarë mbahen në burgje sepse nuk ka njeri t’u bëjë dosjen gati, nuk ka njeri të gjykojë ata.

20 Janar 2024, 19:14 Nga r.ll
Berisha: Xhorxh Sorosi shkatërroi sistemin për ta vendosur
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha nga dritarja e banesës tha gjatë fjalës së tij se Xhorxh Soros, sipas tij ka shkatërruar sistemin gjyqësor për ta vendosur drejtësinë në duart e Ramës. 

Berisha u shpreh se mijëra e mijëra shqiptarë mbahen në burgje sepse nuk ka njeri t’u bëjë dosjen gati, nuk ka njeri të gjykojë ata.

Ai tha se në çdo aspekt e keqja po ngulitet sipas tij, çdo ditë e më thellë në qenien e kësaj shoqërie dhe të këtij kombi.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Çdo ditë, zhvillimet flasim për abuzime masive të të drejtave të shqiptarëve. Dje lexoja nga 5200 të burgosur, 3200 janë në paraburgim. Imagjinoni miq se ku janë të drejtat e njeriut në këtë vend. I marrin dhe i plasin në qeli sikur të mos ishin njerëz dhe i lënë pa proces gjyqësor sepse shkatërruan sistemin me Xhorxh Sorosin për të vendosur, për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive.

Komisar Sokol Sadushi kërcënon dje avoketërit, mos sillni rekurse. Miqtë e mi, në çdo vend të botës, edhe në diktatura, sistemi tre shkallësh i drejtësisë është garanci kushtetuese. Por pasi krijuan Drejtësinë e Partisë, pasi krijuan drejtësinë si seksion të PS-së, tani nuk kanë më gjykatës, nuk kanë më prokurorë.

Mijëra e mijëra shqiptarë mbahen në burgje sepse nuk ka njeri t’u bëjë dosjen gati, nuk ka njeri të gjykojë ata qindra e mijëra.
Mbi 130 mijë presin në dekada për të mos marrë kurrë vendimin për të drejtat e tyre. Ky është vetëm njëri aspekt, nga më të shëmtuarit i narkoshtetit. Por në çdo aspekt ta marrësh, e keqja po ngulitet çdo ditë e më thellë në qenien e kësaj shoqërie dhe të këtij kombi.

Ndaj dhe ju, çdo ditë e më shumë, bëheni më të mëdhenj, shndrisni më shumë në misionin tuaj, në betejën tuaj. Kështu që shpreh edhe njëherë mirënjohje të pakufishme, besimin e palëkundur se me kauzën tonë të drejtë do fitojmë.
Mos harroni se 3 vjet më parë menduan se opozita shqiptare u ndry në banesën e harresës. Por gabuan. U ngritëm si Feniksi sepse kauza jone ishte dhe është e drejtë. Përsëri menduan se duke vendosur në arrest shtëpie Sali Berishën, do i jepnin opozitës goditjen vendimtare.

Përsëri u ngritëm si Feniksi dhe kësaj here do ecim të sigurt drejt fitores.
Edi Rama, fundi yt po vjen. Luftëtarët e lirisë, misionarët e shpresë, shqiptarët do fitojnë, kurse regjimi do përfundojë në kalendat e historisë. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë fitorja! Fitore, fitore, fitore!

sali berisha

Sondazh

Poll