Sport

E FUNDIT/ Tanzania shkarkon trajnerin e saj në mes të Kupës së Afrikës...

Situatë surreale e përjetuar në orët e fundit. Tanzania, e cila humbi nga Maroku në debutimin e saj, shkarkoi Adel Amrouche. Ai më parë ishte suspenduar për 8 ndeshje nga CAF.

20 Janar 2024, 10:08 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Tanzania shkarkon trajnerin e saj në mes të Kupës

TANZANI - Situatë surreale në mes të Kupës së Afrikës. Trajneri me origjinë algjeriane, Adel Amrouche, është shkarkuar çuditërisht në mes të Kupës së Afrikës. Kjo u bë e ditur nga Tanzania, të cilën ai e kishte udhëhequr që nga marsi i kaluar. 

Debati u ngrit me Amrouche para përplasjes kundër Marokut, pasi trajneri bëri disa deklarata të ashpra për fuqinë që ka Maroku në futbollin afrikan. “Federata Marokene e Futbollit madje zgjedh gjyqtarët. Është ajo që merr vendimet brenda organizatës afrikane”,- ishin fjalë që i kanë dhënë fund kohës së trajnerit në skuadrën e Tanzanisë.

E FUNDIT/ Tanzania shkarkon trajnerin e saj në mes të Kupës

Federata Afrikane e Futbollit (CAF) hapi një hetim kundër fjalëve të Amrouche dhe pasi dëgjuan ankesat e tij, ata nuk treguan asnjë mëshirë ndaj tij. Tetë ndeshje pezullim për trajnerin. Më pas federata e Tanzanisë e shkarkoi trajnerin në mënyrë joceremonike. 

Nuk kishte rëndësi për të që Tanzania ka ende dy ndeshje në fazën e grupeve përpara saj kundër Zambisë dhe Republikës Demokratike të Kongos dhe me një shans real për të qenë në raundin e 16-të, pavarësisht humbjes në hapje kundër Marokut (3-0). Tanzania ka njoftuar se Hemed Maroku do të jetë zëvendësuesi i tyre në stol për pjesën e mbetur të turneut afrikan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll