Sport

Benfica skuadra me akademinë më fitimprurëse, Reali kalon “La Masian” e Barcelonës!

Real Madridi dhe Barcelona janë që të dyja krenare me sistemin e tyre të akademisë, edhe pse blaugranasit pëlqejnë të pretendojnë se La Masia është më produktive se sa La Fabrica e Real Madridit.

19 Janar 2024, 22:07 Nga DOSJA

Benfica skuadra me akademinë më fitimprurëse, Reali kalon

SPANJE – Gara mes klubeve të mëdha është edhe ajo mes akademive të tyre përveçse përballjeve direkte. Sidoqoftë, në aspektin financiar kjo nuk është çështja, pasi dallimi mes këtyre dy klubeve spanjolle është jashtëzakonisht i madh.

CIES ka publikuar një studim, duke treguar në detaje se si klubet kanë fituar para të majme duke shitur produktet e tyre të akademisë gjatë viteve.

Benfica kryeson listën me 516 milionë euro të fituara nga shitjet e lojtarëve të rinj të tyre, ndërsa pas tyre vjen Ajaxi me 376 milionë euro dhe Olympique Lyon që kompleton podiumin me 370 milionë.

Real Madrid është në vendin e katërt me 364 milionë euro të fituara nga shitja e 28 lojtarëve të akademisë, që do të thotë se ata kanë fituar rreth 175 milionë euro më shumë se Barcelona.

Benfica skuadra me akademinë më fitimprurëse, Reali kalon

Blaugranasit kanë shitur të njëjtin numër të lojtarëve për vetëm 189 milionë euro. Ata renditen në vendin e 22-të në top 100 ekipet që përfitojnë më shumti nga shitja e lojtarëve të akademive, ndërsa Atletico Madridi gjendet në vendin e 24-të si skuadra më fitimprurëse spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll