Sport

De Rossi kontaktoi me Mourinhon, pas emërimit të tij në pankinën e Romës...

Kreu i sapoemëruar i AS Roma, Daniele De Rossi, ka konfirmuar kontaktet e mëparshme me trajnerin në largim José Mourinho. Tani e tutje, ish-ndërkombëtari italian do të duhet të tregojë gjëra më të mira se në Spal, eksperiencën e tij të vetme.

19 Janar 2024, 22:38 Nga DOSJA

De Rossi kontaktoi me Mourinhon, pas emërimit të tij në

ITALI - Një transferim pushteti mes De Rossit dhe Mourinhos? Gjatë konferencës tradicionale të prezantimit, ish-kapiteni i AS Roma, i cili u bë trajner i të vetmit klub me të cilin punoi gjatë karrierës së tij, zbuloi se kishte folur me taknikun portugez pas emërimit të tij.

“I dërgova një mesazh José Mourinhos, pa hollësi. Ai ishte një nga të parët që më dërgoi mesazh kur nënshkrova për Spalin. Ishte një gjest i nevojshëm dhe i drejtë,”- u tha ai gazetarëve të pranishëm në konferencë. 

Përpara eksperiencës romake, e cila duhet të fillojë së shpejti, tekniku i ri italian 40-vjeçar pati mundësinë të mprihte “dhëmbët” në Spal, një klub italian i Serisë C.

“Fëmija” i klubit foli më gjerësisht për përvojën e tij të shkurtër si trajner dhe pasionin që e lidh me AS Roma dhe mbështetësit e saj: “Natyrisht, ata nuk më zgjodhën për rezultatet e mia në Spal, por për shumë gjëra të tjera. A ishte koha e duhur për të pranuar ofertën nga Friedkins (pronari i AS Roma)? Roma nuk refuzohet, siç i ndodhi Pirlos vite më parë, kur pranoi Juventusin”,- sqaroi De Rossi.

Më tej ai do të shtonte: “Ka burra që refuzojnë, të tjerë që shkojnë. Nuk ka të bëjë vetëm me nostalgjinë për të kaluarën, do të kisha thënë “Jo” nëse mendoja se skuadra ishte e keqe, nuk do të bëja përshtypje të keqe. Mendoj se skuadra është e forte”.

Në qytetin e shtatë kodrave, a do ta lejojë karakteri i fortë i Daniele De Rossi, që skuadra romake të largohet nga vendi i 9-të në Serinë A ku po vegjetojnë?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll