Sport

Rikthehet Karim Benzema, Al-Ittihad “i zemëruar me atë që ndodhi”...

Karim Benzema u rishfaq këtë të premte në Jeddah në klubin e tij Al-Ittihad. Francezi u bllokua për 17 ditë nga cikloni Belal, teksa ishte me pushime në Mauritius.

19 Janar 2024, 22:23 Nga DOSJA

Rikthehet Karim Benzema, Al-Ittihad “i zemëruar me atë që

ARABIA SAUDITE - Siç u njoftua më herët këtë të premte, Karim Benzema është rikthyer në Jeddah (Arabia Saudite) dhe Al-Ittihad, njofton AFP, e cila saktëson se një burim i brendshëm zbulon se klubi është “i zemëruar për atë që ndodhi. Ai duhet të ishte kthyer më 2 janar”. 

I njëjti burim tregon për agjencinë se klubi nuk ishte në gjendje të kontaktonte me lojtarin francez “për dhjetë ditë”.

Do të zhvillohet një takim me drejtuesit e klubit dhe trajnerin, argjentinasin Marcelo Gallardo, për të diskutuar veçanërisht për “të ardhmen e lojtarit”, pohoi burimi, por duke hedhur poshtë idenë e një largimi këtë dimër të ish-madrilenit, shumë i kritikuar.

“Benzema është kapiteni i klubit dhe mbetet i përkushtuar”,- siguroi ai. Këtë sezon, Karim Benzema ka shënuar 9 gola dhe ka ofruar 5 asistime, shumë prapa Cristiano Ronaldos, i cili ka 20 gola dhe 9 asistime me Al-Nassr.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll