Sport

De Laurentiis nën hetim nga Prokuroria e Romës, blerja e Osimhen me 'letra' të rreme

Prokuroria e Romës mësohet se ka nisur një hetim për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për marrëveshjen me Lille për sulmuesin Osimhen.

19 Janar 2024, 22:05 Nga DOSJA

De Laurentiis nën hetim nga Prokuroria e Romës, blerja e Osimhen me

ITALI - Zyra e Prokurorit të Romës po e heton kreun e klubit napolitan dhe drejtues të tjerë, si të dyshuar për krim financiar, pasi kanë rritur në mënyrë fiktive fitimet për të mbuluar blerjen e sulmuesit Nigerian Victor Osimhen nga skuadra franceze.

Së bashku me presidentin De Laurentiis, nën hetim janë edhe bashkëshortja e tij (në rolin e zv.presidentes së Napolit), dy fëmijët e tij dhe disa anëtarë të bordit drejtues të klubit italian.

Sulmuesi nigerian u ble nga Napoli në verën e vitit 2020 për 70 milionë euro plus 10 milionë bonuse. Megjithatë, 20 milionë u mbuluan nga transferimi i njëkohshëm te Lille i portierit Karnezis dhe tre të rinjve: Palmieri, Manzi dhe Liguori.

Drejtësia sportive ka shprehur tashmë opinionin e saj për “çështjen Osimhen” me Gjykatën Federale Kombëtare, e cila nuk kishte pranuar kërkesën për dënimin me 11 muaj e 5 ditë ndalim të kërkuar për De Laurentiis nga Prokuroria Federale.

Nëse do të dalin elemente te reja nga letrat e Prokurorisë së Romës, çështja mund të rihapet siç ka ndodhur tashmë me Juventusin, që u penalizua me 10 pikë sezonin e kaluar për çështjen e fitimeve kapitale.

Hetimi për hipotezat e krimit tatimor është mbyllur. Tani do të lexojmë shkresat e hetimit, mbaj mend se rasti i sotëm nuk është aktakuzë por mbyllje e hetimeve”. Kështu deklaroi për Ansa, Fabio Fulgeri, avokati që merret me mbrojtjen e Aurelio De Laurentiis në lidhje me hetimin nga Prokuroria e Romës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll