Sport

VIDEO/ Si në kohët e vjetra, Messi, Suarez, Busquets dhe Alba sërish bashkë. Inter Miami barazon pa gola ndaj El Salvadorit…

El Salvador ka përjetuar një moment historik me këtë ndeshje miqësore në stadiumin “Cuscatlán”, ku në fund u rregjistruar barazimi 0-0.

20 Janar 2024, 09:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Si në kohët e vjetra, Messi, Suarez, Busquets dhe Alba

EL SALVADOR - Inter Miami nisi turin e miqësoreve të saj në prag të fillimit të kampionatit të MLS-së. Skuadra e Gerardo Martinos në orët e para të mëngjesit të sotëm, barazoi 0-0 me kombëtaren e El Salvadorit në një ditë historike.

Në stadiumin “Cuscatlán” në San Salvador, skuadra rozë fillon një seri prej shtatë ndeshjesh që do t'i kalojë nëpër El Salvador, Arabinë Saudite, Hong Kong dhe Japoni përpara se të kthehen në Miami për të mbyllur turneun kundër Newell's Old Boys të Argjentinës.

Martino nuk ruajti asgjë dhe formoi një njëmbëdhjetëshen startuese shumë të çuditshme, ku titularë ishin katër miq dhe lojtarë të jashtëzakonshëm së bashku, pas asaj që ishte koha e tij e lavdishme në Barcelonë, me të cilët ai do të përpiqet të fitojë Major League Soccer (MLS). Në fushë ishin Lionel Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Legjenda e futbollit salvadorian, Jorge 'Mágico' González, përshëndeti para ndeshjes argjentinasin Lionel Messi, uruguajanin Luis Suarez dhe spanjollët Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

'Mágico' González, njihet me ta, pasi ka luajtur për klubin spanjoll Cádiz. Ai u prit me duartrokitje nga qindra tifozë salvadoranë, të cilët u emocionuan kur panë ish-futbollistin të hynte në fushë.

Gonzalez përshëndeti disa lojtarë salvadoranë, më pas shkoi te ylli argjentinas për ta përqafuar dhe për t'i shtrënguar dorën, vazhdoi me Suárezin dhe më pas iu drejtua Alba dhe Busquets.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll