Sport

Globe Soccer Awards 2023/ Erling Haaland, Pep Guardiola dhe Man.City, më të mirët...

Bellingham, CR7, Ederson, Rodri dhe Jorge Mendes u vlerësuan gjithashtu me çmime

19 Janar 2024, 21:49 Nga DOSJA

Globe Soccer Awards 2023/ Erling Haaland, Pep Guardiola dhe Man.City, më

EMIRATET E BASHKUARA - Manchester City i merr të gjitha në Globe Soccer Awards 2023 në Dubai. Erling Haaland fitoi titullin e lojtarit më të mirë të vitit, ndërsa Pep Guardiola u zgjodh trajneri më i mirë i vitit 2023.

Trajneri i Manchester City, e shpallur edhe skuadra më e mirë e vitit, mundi konkurrencën, ndër të tjera, të menaxherit të trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni, dhe të trajnerit të kombëtares italiane Luciano Spalletti, të trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe i trajnerit të Interit, Simone Inzaghi. Çmimi për talentin më të mirë të vitit shkoi për Jude Bellingham. 

Krahas yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo është vlerësuar edhe me çmimin “Maradona”, si golashënuesi më i mirë i vitit, i cili ka shënuar 54 gola në 59 ndeshje në vitin kalendarik 2023; Jorge Mendes si agjenti më i mirë i vitit; Ederson dhe Rodri i Manchester City, si portieri më i mirë dhe mesfushori më i mirë i vitit, Cristiano Giuntoli si drejtori më i mirë sportiv i vitit dhe  Aitana Bonmatì, si lojtarja më e mirë e vitit 2023. 

John Terry mori një çmim për arritje jetësore. Momenti i dorëzimit ishte prekës me ish-kapitenin e Chelseat, i cili donte t'ia kushtonte çmimin Gianluca Viallit, trajnerit të tij te 'Blutë'. 

Globe Soccer Awards 2023/ Erling Haaland, Pep Guardiola dhe Man.City, më

Haaland: “Shpresoj të kthehem shpejt, jam lodhur duke mos luajtur”

Pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2023, Haaland doli në skenë për të falënderuar dhe thënë disa fjalë. "Grupi i Manchester City është fantastik, ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe një trajner që nuk është i keq, - deklaroi sulmuesi. - Mbështetja që ne lojtarët marrim nga drejtuesit është me të vërtetë fenomenale. Jam i lumtur që jam në këtë klub. 

Unë kam ende muzikën e Champions League në telefonin tim, është një kompeticion që e dua, - shtoi ai, - ishte një ëndërr e madhe kur e fituam, një emocion fantastik. Shpresoj të rikthehem së shpejti në fushë, jam lodhur duke mos luajtur”,- ka përfunduar sulmuesi i Cityt, i cili prej rreth një muaji është i padisponueshëm për shkak të dëmtimit të këmbës në ndeshjen kundër Astom Villa dhjetorin e kaluar.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll