Bota

Konvikti përfshihet nga flakët, humbin jetën 13 persona në Kinë

Zjarri shpërtheu rreth orës 23:00 të së premtes në mbrëmje në shkollën Yingcai pranë qytetit të Nanyang, provinca Henan.

20 Janar 2024, 09:08 Nga N.F
Konvikti përfshihet nga flakët, humbin jetën 13 persona në
Foto ilustruese

KINË- 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore. Zjarri shpërtheu rreth orës 23:00 të së premtes në mbrëmje në shkollën Yingcai pranë qytetit të Nanyang, provinca Henan. Nga zjarri i rënë është plagosur edhe një person tjetër.

Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit si dhe kanë bërë me dije se kanë arrestuar drejtorin e shkollës. Një student i tha gazetës shtetërore të Pekinit Youth Daily se ai ishte zgjuar në mes të natës nga një mësues i cili i tha të ikte pasi era e tymit mbushte ajrin.

Prindërit thanë se nxënësve në shkollën me konvikt u lejohet të shkojnë në shtëpi një herë në 10 ditë, ku mund të qëndrojnë katër ditë. Një prind shtoi se studentët do të kishin provime përpara se të fillonin pushimet javën e ardhshme.

“Së shpejti vjen festa e pranverës, e cila është dita e bashkimit familjar. Një tragjedi e tillë do të shkaktojë dhimbje kaq të madhe për këto 13 familje”, kanë komentuar njerëzit në rrjetet sociale për lajmin e hidhur.

 

kine konvikt zjarr

Sondazh

Poll