Bota

Lufta në Gaza, Borrell: Izraeli financoi krijimin e grupit Hamas

Kjo deklaratë e Borrell ka ardhur pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë këto pretendime.

19 Janar 2024, 20:56 Nga N.F
Lufta në Gaza, Borrell: Izraeli financoi krijimin e grupit Hamas
Borrell

IZRAEL- Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar së fundmi se Izraeli financoi krijimin e grupit militant palestinez Hamas. Kjo deklaratë e Borrell ka ardhur pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë këto pretendime. Kundërshtarët e qeverisë izraelite dhe disa nga mediat botërore kanë akuzuar qeveritë e Netanyahut për fuqizimin e Hamasit për vite me radhë, duke përfshirë lejimin e financimit të Rripit të Gazës nga Katar.

“Po, Hamasi është financuar nga qeveritë izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, tha Borrell.

“Krijimi i një shteti palestinez është e vetmja zgjidhje që çon në paqe. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete e imponuar nga jashtë do të çonte në paqe, edhe pse Izraeli insiston ndryshe,” shtoi më tej ai.

Hamasi ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër kundër forcave të Fatahut, lëvizjes me bazë në Bregun Perëndimor të presidentit palestinez Mahmud Abbas.

borrell netanyahu hamas lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll