Bota

"Lajçak i dështuar në punën e tij", Stano i përgjigjet Gërvallës: Deklaratë e paargumentuar, e papranueshme

Gërvalla kritikoi emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak se është totalisht i dështuar në punën e tij.

19 Janar 2024, 21:27 Nga N.F
"Lajçak i dështuar në punën e tij", Stano i
Peter Stano

KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla. Gërvalla kritikoi emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak se është totalisht i dështuar në punën e tij. Stano për “Telegraf”, ka reaguar duke thënë se deklaratat e përhershme kritike të paargumentuara kundër BE-së dhe përfaqësuesve të saj thjesht nuk janë të pranueshme.

“Është absurde të flitet për mungesë vizioni, strategjie dhe rezultatesh të procesit të lehtësuar nga BE-ja në një situatë kur BE-ja dhe SHBA -ja propozuan Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit, për të cilën ranë dakord edhe kryeministri Kurti edhe presidenti Vuçiç, dhe që ofron një platformë të qartë për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” tha Stano.

Në një intervistë të dhënë të enjten për RTK, Gërvalla konsideroi se emisari Lajçak e ka dështuar procesin e dialogut.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut,”  tha ajo.

stano lajcak gervalla

Sondazh

Poll