Bota

"Të sjellësh në jetë një fëmijë në ferr", UNICEF: 20,000 foshnja kanë lindur në tremujorin e fundit në Gaza

Pas vizitës së saj në Gaza, Ingram përshkroi disa incidente që dëshmojnë për situatën makthi për gratë shtatzëna, nënat në gji dhe foshnjat e tyre.

19 Janar 2024, 22:07 Nga N.F
"Të sjellësh në jetë një fëmijë në
Foto ilustruese

GAZA- UNICEF gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë ka njoftuar se gati 20,000 foshnja kanë lindur në Gaza në tre muajt e fundit që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit në enklavën palestineze. Pas vizitës së saj në Gaza, Ingram përshkroi disa incidente që dëshmojnë për situatën makthi për gratë shtatzëna, nënat në gji dhe foshnjat e tyre.

"Çdo dhjetë minuta një fëmijë lind në mes të këtij konflikti të tmerrshëm," tha zëdhënëse e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Tess Ingram.

Një infermiere, ëembda, i tha Ingram se kishte bërë prerje urgjente cezariane në gjashtë gra që kishin vdekur në tetë javët e fundit. Për abortet, infermierja tha se “ka humbur llogarinë”.

“Të bëhesh nënë duhet të jetë një festë. Në Gaza, kjo do të thotë të sillni një fëmijë në ferr”, përmblodhi Tess Incram. Ajo shtoi se është e pamundur të llogaritet vdekshmëria e fëmijëve në Gaza.

"Mund të themi me siguri se fëmijët po vdesin si për shkak të krizës humanitare ashtu edhe nga granatimet dhe të shtënat. Nënat dhe të porsalindurit kanë nevojë për një armëpushim humanitar”, shtoi ai.

unicef femije lindje lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll