Bota

Stuhitë e borës dhe ngricat në SHBA, humbin jetën 50 persona nga i ftohti

Ngrirat, reshjet e borës dhe temperaturat e ftohta i bëjnë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme të cilat sollën anullimin e trafikun ajror, mbylljen e shkollave si ​​dhe lënien e mijëra familjeve pa energji elektrike.

20 Janar 2024, 08:52 Nga N.F
Stuhitë e borës dhe ngricat në SHBA, humbin jetën 50 persona
Foto ilustruese

SHBA- Të paktën 50 njerëz kanë vdekur këtë javë si pasojë e motit të ashpër që goditi Shtetet e Bashkuara. Ngrirat, reshjet e borës dhe temperaturat e ftohta i bëjnë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme të cilat sollën anullimin e trafikun ajror, mbylljen e shkollave si ​​dhe lënien e mijëra familjeve pa energji elektrike.

Mijëra amerikanë kanë marrë paralajmërime të rënda për motin. Në shtetin Tennessee, Departamenti i Shëndetësisë raportoi 14 vdekje të shkaktuara nga moti i keq. Në Pensilvani pesë gra humbën jetën të martën në një aksident që përfshin një gjysmërimorkio në një autostradë. Pesë vdekje të lidhura me motin u raportuan gjithashtu në Kentakin lindor ndërsa në Oregon veriperëndimor, tre persona u goditën nga rryma kur një linjë elektrike ajrore ra në makinën e tyre gjatë një stuhie bore. 

Në Oregon, 75,000 njerëz ishin pa energji të premten mbrëma dhe guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vdekje u raportuan gjithashtu në Illinois, Kansas, New Hampshire, shtetin e Nju Jorkut, Wisconsin dhe Uashington. 1100 fluturime në SHBA u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan për shkak të kushteve të motit, ndërsa vala e ftohtë pritet të vazhdojë në disa zona si në qendër të vendit gjatë fundjavës.

shba viktima ngrica

Sondazh

Poll