Bota

Synonin Detin e Kuq, SHBA godet tre raketa anti-anije Houthi

Forcat amerikane i lokalizuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi-t e Jemenit dhe përcaktuan se ato përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe detare amerikane në zonë. 

20 Janar 2024, 08:26 Nga N.F
Synonin Detin e Kuq, SHBA godet tre raketa anti-anije Houthi
Foto ilustruese

SHBA- Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se forcat e saj kanw goditur tre raketa anti-anije jemenase Houthi në jug të Detit të Kuq. Forcat amerikane i lokalizuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi-t e Jemenit dhe përcaktuan se ato përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe detare amerikane në zonë. Forcat amerikane më pas goditën dhe shkatërruan raketat në vetëmbrojtje.

“Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për të parandaluar sulmet ndaj anijeve në det, anijet e Marinës së SHBA janë të pranishme në Detin e Kuq," thuhet në deklaratën e CENTCOM.  Ky veprim do t'i bëjë ujërat ndërkombëtare të sigurta për anijet dhe anijet tregtare të marinës amerikane.

 

 

 

shba houthi

Sondazh

Poll