Sport

Presidenti Duka në homazhet në nderim të legjendës gjermane, Franc Bekenbauer...

Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franc Bekenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

19 Janar 2024, 20:54 Nga DOSJA

Presidenti Duka në homazhet në nderim të legjendës gjermane,

GJERMANI - Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Bekenbauer, ishte i ftuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe zv.president i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian, si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Bekenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare. U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Bekenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe”, - ka shkruar presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “Der Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.

Presidenti Duka në homazhet në nderim të legjendës gjermane,

Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur.

Presidenti Duka në homazhet në nderim të legjendës gjermane,

Presidenti Duka në homazhet në nderim të legjendës gjermane,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll