Bota

VIDEO/ Tym dhe flakë, shpërthimi i gazit dëmton tre ndërtesa në SHBA, evakuohen në kohë banorët

Zjarrfikësit iu njoftuan për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë pasi në momentin kur arritën godina u përfshi nga flakët.

19 Janar 2024, 18:46 Nga N.F
VIDEO/ Tym dhe flakë, shpërthimi i gazit dëmton tre ndërtesa
Pamje nga shperthimi

SHBA- Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një pallat në Uashington perfshihet nga flakët pas një shpërthimi gazi. Zjarrfikësit iu njoftuan për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë pasi në momentin kur arritën godina u përfshi nga flakët. Njerëzit u evakuuan nga ndërtesa, duke përfshirë një çerdhe me 16 fëmijë.

Shpërthimi ndodhi brenda 15 minutave nga mbërritja e zjarrfikësve, duke dëmtuar tre ndërtesa. Mediat lokale raportuan se një burrë pësoi lëndime të lehta pasi u godit nga mbeturinat që u krijuan nga shpërthimi dhe u dërgua në spital. Shkaku i rrjedhjes së gazit është ende duke u hetuar, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly deklaroi se gjithçka mund të ketë nisur pas përplasjes së një makine me tubacionin e gazit.

zjarr shpethim shba

Sondazh

Poll