Bota

Do të dorëzonte listën e dokumenteve, Princi Harry heq dorë nga padia e shpifjes kundër "Mail"

Harry kishte paditur grupin Associated Newspapers për një artikull të vitit 2022 ku shkruhej se ai paguante për mbrojtjen e policisë pasi filloi një betejë e veçantë ligjore kundër qeverisë britanike. 

19 Janar 2024, 19:31 Nga N.F
 
Do të dorëzonte listën e dokumenteve, Princi Harry heq dorë
Foto ilustruese

ANGLI- Princi Harry hoqi sot padinë e tij për shpifje kundër redaktorit të gazetës Mail on Sunday për një artikull që ishte shkruar për të. Harry kishte paditur grupin Associated Newspapers për një artikull të vitit 2022 ku shkruhej se ai paguante për mbrojtjen e policisë pasi filloi një betejë e veçantë ligjore kundër qeverisë britanike. Botimi gjithashtu akuzoi Harry-n se po përpiqej të mashtronte publikun në lidhje me gatishmërinë e tij për të paguar për mbrojtjen e policisë, e cila u hoq pasi ai u tërhoq nga detyrat mbretërore në 2020.

Daily Mail shkroi se Harry, Duka i Sussex, u tërhoq nga çështja disa orë përpara se avokatët e tij të dorëzonin dokumentet përkatëse. Gazeta thotë se ai tani do të urdhërohet të paguajë shpenzimet e gazetës prej 250,000 £, së bashku me shpenzimet e tij prej 500,000 £.

Zëdhënësi i princit tha se Harry e tërhoqi padinë sepse donte të fokusohej në sigurinë e familjes së tij dhe çështjen kundër qeverisë britanike mbi vendimin e saj për të hequr mbrojtjen automatike të policisë kur ishte në Britani. Gjykata e Lartë në Londër kishte vendosur se artikulli i Mail ishte shpifës, duke i hapur rrugën Harrit që të merrte çështjen kundër një prej botuesve më të mëdhenj të medias. Megjithatë, përpjekja e tij për të patur një gjykim në favor të tij pa gjyq dështoi.

princ harry padi shpifje

Sondazh

Poll