Politike

"Pse nuk shkoi Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore?"/ Përgjigjet Basha: Nuk jemi pjesë e lojës

Nga ana tjetër Basha tha se i takon Ramës me Nikollën të garantojnë funksionalitetin. 

19 Janar 2024, 18:03 Nga h.k
"Pse nuk shkoi Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore?"/
Foto ilustruese

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot në një konferencë për mediat. Basha i është përgjigjur gazetarëve për mos prezencën e Enkelejd Alibeajt në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga ana tjetër Basha tha se i takon Ramës me Nikollën të garantojnë funksionalitetin. 

Basha: Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart. E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje. 

lulzim basha

Sondazh

Poll