Politike

"Thoni që keni bërë tre denoncime, cilat janë çështjet?"/ Basha nuk i përgjigjet pyetjes së gazetarit

Lulzim Basha i shmanget përgjgjes duke thënë se ata që bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla.

19 Janar 2024, 17:43 Nga h.k
"Thoni që keni bërë tre denoncime, cilat janë
Lulzim Basha

TIRANË-Lulzim Basha, deputeti i PD-sëështë pyetur nga gazetarët përse nuk bën denoncime kundër qeverisë Rama. Lulzim Basha i shmanget përgjgjes duke thënë se ata që bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla.

Basha: Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar. Sikurse edhe shfaqja e para dy ditëve që buburrecëve që sulmuan zonjat deputetë, për të hequr vëmendjen e këtyre çështjeve nga qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon të votimi dhe numërimi elektronik.

Shfaqje si e sotmja i shërbejnë vetëm atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Siç e tha dhe Alibeaj, ky është një kurth në të cilin nuk do arrijnë ta fusin kollaj PD.

lulzim basha

Sondazh

Poll