Politike

Përplasja mes demokratëve te komisioni i Medias, Bardhi: Ndihem keq për skenën, por ishte shpërthim i sinqertë

Ai e cilësoi të gjithë situatën në atë mbledhje e cila nuk u zhvillua deri në fund, si një strategji tjetër e Lulzim Bashë

18 Janar 2024, 21:46 Nga I.A
Përplasja mes demokratëve te komisioni i Medias, Bardhi: Ndihem keq
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar përplasjen që pati me demokraten Flutura Açka në komisionin e Medias të mërkurën. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi tha se ndihet i keqardhur për skenën që u regjistruar në komision, ku demokratët shkëmbyen fyerje ndaj njëri-tjetrit. Sipas Bardhit, demokratët nuk mund të vendosen përballë njëri-tjetrit kur aksioni është kundër partisë në pushtet. Ai e cilësoi të gjithë situatën në atë mbledhje e cila nuk u zhvillua deri në fund, si një strategji tjetër e Lulzim Bashës.

"Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq. Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave. Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen. Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll