Politike

Deklaratat e Bashës për aksionin e opozitës, Bardhi: Na jep leksione demokracie njeriu që dogji mandatet

Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën lidhur me qëndrimin e tij për aksionin opozitar në parlament.

18 Janar 2024, 21:42 Nga I.A
Deklaratat e Bashës për aksionin e opozitës, Bardhi: Na jep
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita dhe aksionin në parlament. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi theksoi se aksioni do të vijojë pasi është e vetmja rrugë pasi mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës. Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën lidhur me qëndrimin e tij për aksionin opozitar në parlament.

“Basha nuk është opozita, mund të jetë një segment i vogël brenda opozitës. Ka kryer disa veprime që bien ndesh me opozitën dhe ndërmerr akte kundër opozitës. Me Bashën nuk mund të portretizosh opozitën. Këtë leksionin e demokracisë na i jep njeriu që dogji mandatet. Ishte një vendim që u mor nga kryetari i partisë, që ia propozoi strukturave të partisë. Aksioni i opozitës nuk po ndodh për herë të parë, ajo që po ndodh për herë të parë është mbyllja e dyerve të institucioneve për opozitën. Të drejtat që na i garanton Kushtetuta, i mbylli dyert mazhoranca”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll