Sport

VIDEO / Barcelona e ka të lehtë në Kupë, kalon në çerekfinale pasi mund Unionistas!

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3 me Unionistas që e mbyllin këtu rrugëtimin në Kupën e Mbretit, teksa Barcelona nga ana tjetër siguron fazën çerekfinale.

18 Janar 2024, 22:19 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona e ka të lehtë në Kupë, kalon në

SPANJE - Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pasi eliminoi Unionistas në takimin që përfundoi me rezultatin 1-3. Takimi i zhvilluar në “Reina Sofia” rezultoi i komplikuar për katalanasit, të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 31’. Pikërisht në këtë moment, pas asistit të Serrano, Gomez realizoi në perlë të vërtetë dhe kaloi vendasit në avantazh.

U desh minuta e 45’ që Barça të gjente golin e barazimit, me Torres që kaloi bukur kundërshtarët dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës. Ndërsa në minutën e 69’, me ekipin “Blaugrana” që po hezitonte të godiste drejt portës, guximin e mori Kounde, i cili e dërgoi topin në fundin e rrjetës dhe përmbysi rezultatin.

Ndërsa vetëm katër minuta më pas, Balde bëri një super dalje dhe me një goditje spektakolare realizoi golin e tretë për skuadrën e Xavi-t. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3 me Unionistas që e mbyllin këtu rrugëtimin në Kupën e Mbretit, teksa Barcelona nga ana tjetër siguron fazën çerekfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll