Sport

Superkupa e Italisë / Kampionët e Italisë gjunjëzojnë Fiorentinën dhe shkojnë në finale! - VIDEO

Të kaltërit shkojnë në finale e Superkupës së Italisë, ku do të ndeshjen me fituesin e çiftit Inter-Lazio.

18 Janar 2024, 22:10 Nga DOSJA
Superkupa e Italisë / Kampionët e Italisë gjunjëzojnë

ARABI SAUDITE - Napoli është skuadra e parë finaliste në Superkupën e Italisë teksa në Riyadh, të kaltrit mposhtën me rezultatin 3-0, Fiorentinën. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ëalter Mazzarri iu fal nëj goli të Giovanni Simeones në fraksionin e parë të lojës. Argjentinasi pasi mori një top nga Juan Jesus nuk gaboi përballë portierit Terraçiano dhe ndëshkoi skuadrën vjollcë.

Në vijim, Fiorentina tentoi të reagonte dhe në fakt e gjeti golin me Beltran, por me ndërhyrjen e sistemi VAR, festa u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Në fundin e pjesës së parë, Fiorentina pati edhe shansin e artë për të barazuar shifrat. Ikone fitoi një penallti të cilën e mori vetë përsipër, por gaboi në mënyrë trashanike.

Në fraksionin e dytë, Napoli menaxhoi më së miri avantazhin dhe në minutat e fundit “vrau” ndeshjen me Alessio Zerbin. 24-vjeçari shënoi dy gola brenda tre minutave për t’i garantuar të kaltërve finalen e SuperKupës së Italisë të hënën, aty ku Napoli do të presë fituesen e çiftit Inter-Lazio.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll