Bota

Vrau prindërit e të dashurës kur ishte i mitur, dënohet me vdekje japonezi

I riu u dënua në lidhje me një krim që dyshohet të ketë ndodhur kur ishte i mitur, tre vjet më parë.

18 Janar 2024, 13:50 Nga M.B

 

Vrau prindërit e të dashurës kur ishte i mitur, dënohet me
Fotografia e bërë më 18 janar 2024, tregon një sallë gjyqi në Gjykatën e Qarkut Kofu, e cila dënoi një burrë me vdekje për vrasjen e dy personave në 2021 dhe zjarrvënie

 

 

JAPONIA- Një i ri në Japoni është dënuar me vekje nga gjykata këtë të enjte. I riu u dënua në lidhje me një krim që dyshohet të ketë ndodhur kur ishte i mitur, tre vjet më parë. Statusi i tij ndryshoi pasi mosha madhore u ul nga 20 në 18 në Japoni në 2022 dhe ky është rasti i parë i dënimit me vdekje pas ndryshimit të kufirit të moshës, raporton Reuters. Në vitin 2021, Yuki Endo ishte 19-vjeç kur vrau me thikë prindërit e një vajze me të cilën ishte i dashuruar dhe i vuri zjarrin shtëpisë së tyre në qytetin Kofu në prefekturën Yamanashi.

Japonia dhe SHBA janë të vetmet vende të G7 që zbatojnë dënimin me vdekje, duke përdorur metoda që përfshijnë varjen në Japoni dhe injeksionin vdekjeprurës në SHBA. Të burgosurit në Japoni njoftohen për ekzekutimet e tyre në mëngjesin e ekzekutimit të tyre, gjë që ka shkaktuar kritika nga Kombet e Bashkuara.

japoni denim

Sondazh

Poll