Bota

Izraeli: Lutemi që ilaçet që dërguam në Gaza të arrijnë te pengjet

Herzog përsëriti qëndrimin e administratës së tij se lufta në Gaza duhet të çojë në përmbysjen e grupit islamik palestinez në pushtet Hamas, i cili kreu sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit.

18 Janar 2024, 12:52 Nga N.F

 

Izraeli: Lutemi që ilaçet që dërguam në Gaza të
Foto ilustruese

 

IZRAEL- Izraeli po lutet që ndihmat e dërguara në kufirin e Gazës përmes Egjiptit të arrijë te pengjet e mbajtura nga Hamasi në enklavën e rrethuar palestineze, tha sot presidenti izraelit Isaac Herzog.

"Ne po lutemi që i gjithë ilaçi ... të arrijë tek ata, por ky është vetëm fillimi ," tha Herzog në Forumin Ekonomik Botëror në Davos teksa mbante fotografine e pengut një vjeçar të Kfir Biba.

Herzog përsëriti qëndrimin e administratës së tij se lufta në Gaza duhet të çojë në përmbysjen e grupit islamik palestinez në pushtet Hamas, i cili kreu sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit. Ai u bëri thirrje fuqive botërore për të ndihmuar Gazën e pasluftës dhe vuri në dukje se para sulmit të Hamasit, Izraeli ishte në rrugën e vendosjes së marrëdhënieve me Arabinë Saudite, të cilën e kishte bërë tashmë në vitin 2020 me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

“Ne të gjithë e kuptojmë se duhet të ketë një vizion dhe mendoj se pjesë e tij duhet të jetë kthimi në procesin e normalizimit (të marrëdhënieve) midis Izraelit dhe fqinjëve të tij në rajon. Mendoj se është pjesë e një pakete”, shtoi ai.

 

lufta izrael-palestine pengje gaza

Sondazh

Poll