Bota

Dëbora 'pushton' Gjermaninë, anulime udhëtimesh prej dy ditësh

Në aeroportin e Frankfurtit, qendra më e madhe e Gjermanisë, më shumë se 300 nga pothuajse 1000 mbërritjet dhe nisjet e planifikuara u anuluan në mëngjes, sipas një zëdhënësi.

18 Janar 2024, 11:50 Nga M.B
Dëbora 'pushton' Gjermaninë, anulime udhëtimesh prej dy
Berlin

GJERMANI- Reshjet e dendura të borës dhe akulli kanë bllokuar udhëtimin ajror, të makinave dhe trenave në Gjermani prej dy ditësh. Në aeroportin e Frankfurtit, qendra më e madhe e Gjermanisë, më shumë se 300 nga pothuajse 1000 mbërritjet dhe nisjet e planifikuara u anuluan në mëngjes, sipas një zëdhënësi.

Trenat nga Parisi u anuluan përsëri, tha operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn, dhe për udhëtime të tjera me tren, mund të ketë ndërprerje të herëpashershme për shkak të motit.

moti acar gjermani

Sondazh

Poll