Bota

Era shkul çatinë e një ndërtese në Prishtinë, plagoset rëndë një person

Mediat kosovare raportojnë se dyshohet se një vajzë është lënduar rëndë si pasojë e rënies së një pjesë të kulmit të ndërtesës.

18 Janar 2024, 13:48 Nga N.F
Era shkul çatinë e një ndërtese në Prishtinë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Një incident i rëndë është regjistruar në Prishtinë ku një pjesë e çatisë së një ndërtesë në komunën e re në kryeqytet. Mediat kosovare raportojnë se dyshohet se një vajzë është lënduar rëndë si pasojë e rënies së një pjesë të kulmit të ndërtesës.

Ekipet e emergjencës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes ndërsa vajza është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut  përjetën. Rruga është bllokuar nga Policia për qarkullim të automjeteve.

Shefi i Urgjencës së Prishtinës, Avdyl Pacolli, thotë se viktima ka pësuar politraumë me lëndime të shumëfishta, por ajo është jashtë rrezikut për jetë.

“Flitet për një paciente të gjinisë femërore e cila e ka pësu një politraumë me lëndime të shumëfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën," u shpreh Pacolli.

Sipas policisë rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë

 

 

 

kosove ndertese shembje plagosje

Sondazh

Poll