Bota

Injoroi paralajmërimin për të qëndruar i heshtur, Trump paralajmërohet për përjashtim nga seanca gjyqësore

Gjyqtarja e seancës ka paralajmëruar Trump, se mund të përjashtohet nga gjyqi.

18 Janar 2024, 11:42 Nga M.B
Injoroi paralajmërimin për të qëndruar i heshtur, Trump
Donald Trump

SHBA- Dita e dytë e gjyqit civil të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shënohet sot ku përballet me akuzën e shpifjes nga shkrimtarja Jean Carrol. 

Gjyqtarja e seancës ka paralajmëruar Trump, se mund të përjashtohet nga gjyqi. Paralajmërimi sipas ekipit ligjor të shkrimtares erdhi pas sjelljes “arrogante” të ish presidentit amerikan. Avokatët e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë thanë se shkrimtarja do të përfitojë nga “publiciteti” duke nisur një cështje ligjore kundër Trump.

Ajo pretendon se në vitin 2019 reputacioni i saj u “shkatërrua” pasi akuzoi ish presidentin për sulm seksual, ngjarje kjo sipas saj ndodhur në vitin 1990.

“Ai ka thënë: Është gjueti shtrigash, është mashtrim", deklaroi avokatja e Carrollit, jashtë gjykatës në Manhatan.

shba donald trump gjyq

Sondazh

Poll