Politike

Pse mungon akuza e ‘pastrimit të parave’ për Bashën? Balla akuza Prokurorisë: Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK, jo n

8 Nëntor 2019, 15:47 Nga DOSJA
Pse mungon akuza e ‘pastrimit të parave’ për Bashën?

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taualant Balla ka reaguar pas lajmit se Luzlim Basha është marrë i pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA.

 Në një reagim në mediat sociale Balla akuzon Prokurinë, pas rrëzimit të akuzave për pastrimin e parave me anë të lobimit. Më tej numri 2 i PS shkruan se kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga KÇK.

L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan Balla.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lobimi i pd ne shba lulzim basha taulant balla lobimi i pd ne shba lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 8 Nëntor 2019, 10:46

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kreu të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, pas mbylljes së kompanisë minerare “IMI shpk”.Ai është shprehur...