Politike

8 Nëntor 2019, 10:46 Nga DOSJA

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kreu të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, pas mbylljes së kompanisë minerare “IMI shpk”.

Ai është shprehur se Safet Gjici ka lënë pa punë 800 punonjës me këtë vendim që ka marrë. Në denoncimin e Berishës theksohet se edhe gjyqtari i kësaj çështje Isuf Shehu feston çdo dite me këngë e me puro me kreun  e Bashkisë.

Denoncimi:

Mbyllet fabrika me 800 puntore nga Gjici i bankave te vjedhura me rojet e tij! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Qe nga dt.1.11. 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë!
Pushteti lokal i emeruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!Kompania i eshte drejtuar gjykates se kukesit nderkohe kryetari i gjykates Isuf Shehu feston cdo dite me kenege e me puro me safetin! Ja po te nis disa foto. Te pershendes me shum nderime

Kompania minerare “IMI shpk” që ushtron aktivitetin në zonën e Kalimashi në Kukës është gjobitur  me 52 milionë dollarë nga Bashkia Kukës dhe i është pezulluar aktiviteti me arsyetimin se ka dëmtuar  mjedisin. Nga Bashkia theksohet se kompania ka shkatërruar mjedisin dhe ushtron aktivitetin në pronat e fondit pyjor të bashkisë pa iu transferuar ende kësaj kompanie. Kreu i Bashkisë Gjici thekson se kompania punonte në të zezë dhe  pretendon se kjo e fundit nuk ka as lejet e posaçme për ushtrim aktiviteti, duke mos zbatuar kriteret që ligji parashikon

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 52 mln dollarë gjobë kompanisë minerare safet gjici sali berisha 52 mln dollarë gjobë kompanisë minerare safet gjici sali berisha

Sondazh

Poll