Politike

Lobimi në SHBA, i pandehur Basha, Ristani e Dervishi, do gjykohen vetëm për ‘falsifikim vulash’. PD: Prokuroria pranoi se

8 Nëntor 2019, 14:02 Nga DOSJA
Lobimi në SHBA, i pandehur Basha, Ristani e Dervishi, do gjykohen

TIRANË – Është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sipas informacioneve mësohet se Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dëguar dosjen në gjykatë. Të akuzuar nga Prokuroria janë Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. 

Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, tre funksionarët e PD, akzuhen për “Falsifikim te vulave, stampave apo formularëve”, në bazë të nenit 190/3 të Kodit Penal. 

Më herët Basha ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “pastrim parash”, por kjo akuzë ka rënë. Tashmë për tre zyrtarët e PD do të ketë vetëm një akuza.  Në bazë të Kodit Penal, vepra penale e falsifikimit të vulave dhe formularëve, dënohet deri në 7 vite burgim. 

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani lobimi i pd ne shba lulzim basha merret i pandehur lulzim basha arben ristani lobimi i pd ne shba lulzim basha merret i pandehur lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Nëntor 2019, 10:46

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kreu të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, pas mbylljes së kompanisë minerare “IMI shpk”.Ai është shprehur...