Politike

U mor i pandehur nga Prokuroria, Ristani hedh poshtë akuzat: Dashakeqësi, s’kam vulosur asnjë dokument

8 Nëntor 2019, 14:45 Nga DOSJA
U mor i pandehur nga Prokuroria, Ristani hedh poshtë akuzat:

TIRANË- Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit. Ristani ka deklaruar për “Fax news” se kjo është një akuzë dashakeqe, duke mohuar të ketë firmosur apo vulosur ndonjë dokument.

Ai i ka quajtur prokurorët që kanë ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve si jo të qëndrueshëm mendërisht, dhe se çështjen do ta ndjekë deri në fund.

Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti.

Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë çështje, është një dashakeqësi idiote. Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”, është shprehur Ristani.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga Taulant Balla, i cili shprehet i pakënaqur me Prokurorinë. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani lobimi i pd ne shba merret i pandehur arben ristani merret i pandehur lulzim basha arben ristani lobimi i pd ne shba merret i pandehur arben ristani merret i pandehur lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Nëntor 2019, 10:46

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kreu të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, pas mbylljes së kompanisë minerare “IMI shpk”.Ai është shprehur...