Sport

FOTO/ Bëri xhiron e botës! Babai i Haaland nuk u përpoq të fshihte zhgënjimin e tij kur Leo Messi fitoi çmimin e FIFA-s, ‘The Best’

Alf-Inge Haaland (51) nuk e fshehu zhgënjimin e tij kur djali i tij Erling humbi nga Lionel Messi në çmimet e FIFA-s 'The Best'.

17 Janar 2024, 17:40 Nga DOSJA

FOTO/ Bëri xhiron e botës! Babai i Haaland nuk u përpoq të

ANGLI - Erling Haaland (Manchester City) ishte një nga favoritët për çmimin 'The Best' të UEFA-s, pas kontributit të tij të rëndësishëm në 'tripletën' historike të Cityt në vitin 2023. Ylli norvegjez kishte rivalë Leo Messin dhe Kylian Mbappe në finale.

Messi arriti të ruajë trofeun e tij edhe pse u transferua në Major League Soccer vitin e kaluar te Inter Miami, duke u bërë futbollisti i parë që fiton tre tituj të tillë.

Vendimi mërziti të Alf-Inge Haaland, babai i Erling, i pranishëm në Teatrin Apollo në perëndim të Londrës, i cili bëri pak përpjekje për të fshehur zhgënjimin e tij me vendimin.

FOTO/ Bëri xhiron e botës! Babai i Haaland nuk u përpoq të

Fansat e Cityt u argëtuan shumë në rrjetet sociale, për shkak të reagimit të Alf-Inge Haaland:  “Pashë reagimin e babait të Haaland kur Messi u shpall ‘Lojtari më i mirë i vitit”,- ka shkruar një përdorues interneti, në përgjigje të zhgënjimit të babait të Haaland, sipas “DailyStar”. Një tjetër shkruante: "Babai i Haaland është i mërzitur që Messi fitoi".

Erling Haaland ishte golashënuesi më i mirë në ligat më të mira të Evropës në vitin 2023 me 44 gola për Cityn në total, një më shumë se kapiteni i Anglisë, Harry Kane. 

Sulmuesi norvegjez fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup me Cityn në vitin 2023. Këtë sezon, Haaland ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 22 ndeshje për Cityn, kjo edhe për shkak të dëmtimit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll