Sport

Henderson 'pendohet': do të largohet nga Arabia Saudite për të nënshkruar me Ajax

Sipas ‘Sky Sports’, ish-kapiteni i Liverpool-it ka arritur marrëveshje me Al-Ettifaq për të ndërprerë kontratën.

17 Janar 2024, 15:32 Nga DOSJA

Henderson 'pendohet': do të largohet nga Arabia Saudite për

ARABIA SAUDITE - Në verë, me një zhurmë të madhe, Jordan Henderson vendosi t'i japë fund kohës së tij në Liverpool, për të shkuar në Arabinë Saudite. Kapiteni i 'kuq', kampion i Premier League, Champions League, FA Cup, Kupa e Botës për Klube... në “Anfield” dhe një nga ikonat e luftës së LGTBIQ+ në Mbretërinë e Bashkuar, nënshkroi për Al Ettifaq të ish-shokut të tij të skuadrës, Steven Gerrard.

Në moshën 33-vjeçare, mesfushori anglez nënshkroi një kontratë dy sezonesh me vlerë 36 milionë euro. “Është e vështirë t'i shprehësh me fjalë këto 12 vitet e fundit dhe është akoma më e vështirë të thuash lamtumirë. Unë do të jem gjithmonë një 'Red'. Deri në ditën që do të vdes. Faleminderit për gjithçka. 'Nuk do të ecësh kurrë vetëm”,- u shpreh  Henderson atëherë.  Megjithatë, gjashtë muaj më vonë, aventura e tij saudite po i vjen fundi.

Sipas ‘Sky Sports’, ‘Hendo’ ka shkëputur kontratën me Al-Ettifaq. Futbollisti do të largohej nga përqendrimi i klubit në Abu Dhabi dhe do të kthehej në Angli në kërkim të një ekipi të ri, me Ajax-in që ishte më i interesuari për të marrë shërbimet e tij. 

Henderson 'pendohet': do të largohet nga Arabia Saudite për

Tashmë do të kishte negociata mes të dyve. "Ka bisedime serioze, por ai ende duhet të rregullojë disa gjëra në Arabinë Saudite. Nuk është sekret se nënshkrimi i tij do të ishte shumë i mirë për ne,"- tha trajneri i 'Ajax', John van't Schip.

“Euro 2024”, në horizont…

Henderson do të vazhdonte karrierën e tij në “Johan Cruyff Arena”, pasi nuk arriti të përshtatej me jetën dhe futbollin saudit. Ai do të ishte penduar pas një gjysmë viti në Lindjen e Mesme në të cilën luajti, si kapiten i Al-Ettifaq, 19 ndeshje duke dhënë pesë asistime. Skuadra e tij është e teta dhe ish-lojtari i Sunderland dhe Liverpool do të kthehej në Evropë për t'u përgatitur për Kampionatin Evropian qershorin e ardhshëm. Southgate ende mbështet tek ai... por ai nuk mund t'i besojë vetes. Henderson do të heqë dorë nga një pasuri për t'u rikthyer në futbollin evropian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll