Sport

Davide Ancelotti i përgjigjet me "Jo", një oferte nga Arabia Saudite...

Siç raportoi ‘The Athletic’, djali dhe ndihmësi i Carletto-s ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite Pro League. “AS” ka qenë në gjendje, të konfirmojë se ai mbetet në Real Madrid.

17 Janar 2024, 15:49 Nga DOSJA

Davide Ancelotti i përgjigjet me "Jo", një oferte nga Arabia

SPANJE - Davide Ancelotti, djali dhe ndihmës trajneri i Real Madridit, nën urdhrat e babait të tij Carlo Ancelotti, së fundmi është tunduar nga futbolli arab.

“The Athletic” avancoi ofertën që Davide Ancelotti kishte marrë nga Arabia Saudite,  duke vënë në dukje gjithashtu, se pritshmëria që kishin në Real Madrid ishte që ai të vazhdonte në klubin e bardhë. “AS” ishte në gjendje të konfirmonte informacionin e zbuluar nga “The Athletic” dhe gjithashtu, se Davide Ancelotti i ka thënë "Jo" ofertës nga vendi i Lindjes së Mesme. 

Ndihmësi i Carlettos, i cili ishte në fazën e pare së bashku me babain e tij në Madrid  (edhe pse në atë kohë ai nuk ishte i dyti, por thjesht një tjetër asistent) dhe që ka fituar një Ligë dhe dy Liga Kampionësh, mes trofeve të tjera, si bardhezi, do vazhdojë të punojë çdo ditë në Valdebebas.

Informacioni në lidhje me të ardhmen e Davide Ancelottit ka qenë relativisht i fundit. Në fund të sezonit të kaluar u sugjerua se ai mund të largohej nga Madridi për të nisur rrugën e tij solo, tani që ai është 34 vjeç dhe ka grumbulluar mjaft përvojë. Por, tani për tani, ai mbetet në krah të babait të tij, duke shfrytëzuar çdo minutë te Real Madridi. Kjo rrugë, sapo është rinovuar deri në qershor 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll