Sport

Xavi dhe Barcelona: “Ditën që lojtarët nuk do të jenë me mua, do të largohem”...

Trajneri ka folur për të ardhmen te katalanasit, pas disfatës ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës

17 Janar 2024, 16:34 Nga DOSJA

Xavi dhe Barcelona: “Ditën që lojtarët nuk do të

SPANJE - Xavi foli këtë të mërkurë, në pritje të duelit me Unionistas të Salamankës, për llogari të Kupës së Mbretit. Barcelona vjen nga një humbje poshtëruese në Superkupën e Spanjës kundër  Real Madridit. Ish-futbollisti dhe tani trajner, siguroi se ishte i qetë.

“Kam folur me Laportan (presidentin) në avion. Ai është njeriu më optimist, na dha besim. Ne jemi ende në garë për tre titujt më të rëndësishëm”,- ka thënë ai në konferencën për shtyp.

Për dhomën e zhveshjes, Xavi u shpreh: “Ditën që ajo nuk do të jenë me mua, unë do të iki. Duhet të fillojmë nga e para. Ne gjithmonë besojmë. Ne i bëmë gjërat gabim një ditë tjetër, por tani duam t'i bëjmë ato mirë.”

Xavi ka analizuar edhe rrugëtimin që po bën në krye të Barcelonës. “Rezultatet shënojnë gjithmonë të ardhmen e trajnerit. Jam këtu sepse u arritën objektivat. Dhe unë shpjegoj: më punësuan dhe më thanë se objektivi ishte të isha i katërti. Ne përfunduam të dytët. 

Vitin e kaluar objektivi ishte La Liga dhe ne ishim kampionë. Ky vit ka të bëjë me fitimin e titujve.  Ne humbëm Superkupën. Titujt e rëndësishëm janë La Liga, Kupa dhe Liga e Kampionëve.  Jemi në mes të sezonit”,- ka shtuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll