Sport

Cristiano Ronaldo uron shokun e skuadrës, për golin e shënuar në Kupën e Azisë...

Mesfushori i Al Nassr, Ghareeb, shënoi një nga dy golat e Arabisë Saudite në fitoren ndaj Omanit.

17 Janar 2024, 16:17 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo uron shokun e skuadrës, për golin e shënuar

ARABIA SAUDITE - Ghareeb ishte një nga figurat në triumfin e Arabisë Saudite (2-1) ndaj Omanit në Kupën e Azisë këtë të martë. Playmakeri i Al Nassr shënoi një nga dy golat për skuadrën saudite, e cila fitoi 2-1 në mënyrë dramatike për shkak të një vendimi të ekipit të arbitrave, pas një aksioni të bukur individual.

Sipas gazetarit Mohamed Alkaoud, nga BBC Arabia, Ghareeb 'i vogël' kishte një mesazh nga Cristiano Ronaldo në celular kur mbërriti në dhomën e zhveshjes. Portugezi e përgëzonte shokun e tij të skuadrës për golin e madh të shënuar, duke i uruar suksese të vazhdueshme në ndeshjet e radhës me kombëtaren e tij.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll