Sport

Modric fiton gjyqin me Thesarin spanjol, rikuperon 3.5 milionë euro...

Informacioni i publikuar nga “EL MUNDO” ka zbuluar se Thesari “e ka tejkaluar vetveten”, sipas Drejtësisë spanjole, dhe duhet të kthejë 2.7 milionë euro, plus 900 mijë euro gjoba.

17 Janar 2024, 14:36 Nga DOSJA

Modric fiton gjyqin me Thesarin spanjol, rikuperon 3.5 milionë euro...

SPANJE - Luka Modric insistoi në pafajësinë e tij në lidhje me Thesarin (tatimet) dhe tani e sheh se si i rikuperon 3.5 milionë euro, pasi fitoi luftën kundër Thesarit. Një vendim i marrë nga Gjykata Administrative Ekonomike (TEAC) i jep të drejtë mesfushorit të bardhë ndaj autoriteteve tatimore, të cilat po diskutonin për vendbanimin e tij tatimor në Spanjë.

Në lajmin e publikuar nga gazetari Esteban Urreiztieza në “EL MUNDO” thuhet se  Modric u inspektua për vitin e parë fiskal që kaloi në Spanjë, pas nënshkrimit të tij për bardhezinjtë në verën e vitit 2012 nga Tottenham. 

Po atë vit ai u deklarua rezident jotatimor në Spanjë, pasi konsiderohej se ishte vendosur ekonomikisht në Mbretërinë e Bashkuar. Pikërisht në atë vit fiskal ai mori të ardhura nga klubi i tij i ri që arrinin në 1.6 milionë euro .

Thesari i kërkoi lojtarit të paguante 1.2 milionë euro, duke pasur parasysh se këto pagesa, së bashku me ato që ai ka bërë në vendin anglez, duhet të ishin tatuar në Spanjë. Një shumë në të cilën ai u përpoq të shtonte atë nga ato që Real Madridi u ka paguar agjentëve të ndryshëm në 2013 dhe 2014, duke kuptuar se ishin shpërblime që bëheshin në emër të lojtarit.

Gjykata pajtohet me Modric

Thesari publik argumentoi se shuma më e madhe e pagesave ishte marrë nga Real Madrid, një argument që TEAC nuk e ka konsideruar të vlefshëm, duke qenë se lojtari mbante pjesën më të madhe të llogarive dhe aseteve të tij bankare në Angli. Përveç argumentimit se pagesat ndaj agjentëve nuk ishin për shërbime ndaj tij, por klubit të tij. 

Një konsideratë që vetë Gjykata vlerëson se Thesari “e ka tejkaluar pretendimet” në këtë seksion të fundit. Për këtë arsye Thesari tani i ka rimbursuar tashmë shumën prej më shumë se 3 milionë eurosh Luka Modric dhe anuloi gjobat e planifikuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll