Sport

Mbappe eviton pyetjen për kalimin te Reali, por thekson: “Më mungon presioni… pa të humbasim përsosmërinë!”

“Kjo është ajo që na lejon të ruajmë nivelin e përsosmërisë. Jemi në një kohë konsumi të tepërt, me shumë ndeshje dhe tifozët presin shumë nga lojtarët.”

17 Janar 2024, 12:09 Nga DOSJA
Mbappe eviton pyetjen për kalimin te Reali, por thekson: “Më

FRANCE - Në një intervistë të gjatë për revistën franceze “GQ”, Kylian Mbappé trajtoi disa tema, jo vetëm personale, por edhe gjendjen e futbollit modern. Nga mënyra se si presioni “nuk e prek atë”, nga përgjegjësitë e tij si kapiten i PSG-së, deri te largimi i tij eventual nga parisienët.

Në lidhje me spekulimet mbi largimin e tij nga kryeqytetit francez, 25-vjeçari kujton eksodin e fundit të disa futbollistëve në vende jashtë Europës, që shënon një “epokë të re” në sportin mbretëror:

“Shumë lojtarë të mëdhenj që u larguan, lanë gjurmët e tyre në historinë e futbollit evropian dhe ne po hyjmë në një epokë të re të futbollit. Është cikli normal i lojës dhe, në një moment, do të jetë radha ime të largohem.”

Pavarësisht kësaj, Mbappé thekson peshën e mbajtjes së shiritit të kapitenit te kampionët e Francës: “Kapiteni është lajmëtari i një grupi dhe sot kam për detyrë të kontaktoj secilin nga lojtarët për të siguruar që të gjithë janë në kushtet më të mira për të ndihmuar ekipin. Dallimi i madh në krahasim me të kaluarën është se më parë fokusohesha në performancën time dhe atë që mund t’i jepja ekipit individualisht. Të jesh kapiten është një qasje e re në futboll.”

Në lidhje me lajmet për kalimin e mundshëm të Reali i Madridit, numri 7 i PSG-së flet për një lloj tjetër presioni, në fushë, për të cilin sigurohet se “nuk ndikon tek ai” në mënyrë negative: “Presioni nuk më ndikon negativisht dhe kam nevojë për të funksionuar. Kjo është ajo që na lejon të ruajmë nivelin e përsosmërisë. Jemi në një kohë konsumi të tepërt, me shumë ndeshje dhe tifozët presin shumë nga lojtarët.”

Mbappé thekson gjithashtu se futbolli po i afrohet kalendarëve të sporteve të tjera, me gjithnjë e më shumë ndeshje në këmbët e sportistëve: “Futbolli po i afrohet modelit të NBA-së, me sezone prej shtatëdhjetë ndeshjesh. Nuk jam kundër të luajmë aq shumë, por nuk mund të jemi mirë gjatë gjithë kohës dhe t’i japim publikut shfaqjen që ai pret.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll