Bota

Navalny nga burgu: Rusia e Putinit një ditë do të shembet

Navalny, një ish-avokat i cili u bë i njohur më shumë se një dekadë më parë duke përbuzur elitën e Putinit dhe duke shprehur akuza për korrupsion të madh, aktualisht ndodhet në një burg rreth 60 km në veri të Rrethit Arktik.

17 Janar 2024, 15:07 Nga M.B
Navalny nga burgu: Rusia e Putinit një ditë do të shembet
Alexei Navalny

RUSIA- Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka thënë sot se shteti i presidentit Vladimir Putin një ditë do të shembet së bashku me elitën post-sovjetike. Ai e quajti si 'të uritur për pushtet' sundimin e Putinit. Navalny, një ish-avokat i cili u bë i njohur më shumë se një dekadë më parë duke përbuzur elitën e Putinit dhe duke shprehur akuza për korrupsion të madh, aktualisht ndodhet në një burg rreth 60 km në veri të Rrethit Arktik.

“Poligamistët janë bërë konservatorë në vendin tonë. Anëtarët e CPSU (Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik) tani janë ortodoksë. Pronarët e ‘pasaportave të arta’ dhe llogarive offshore janë tani patriotë agresivë”, tha Navalny në një mesazh në rrjetet sociale, që u bë publike nga mbështetësit e tij.

rusia vladimir putin navalny

Sondazh

Poll