Bota

Përshkallëzohet konflikti nga sulmet iraniane, Pakistani tërheq ambasadorin nga Teherani

Irani nisi sulmet ajrore kundër Pakistanit, duke pretenduar se kishte shënjestruar bazat e një grupi militant separatist sunit.

17 Janar 2024, 13:48 Nga N.F
Përshkallëzohet konflikti nga sulmet iraniane, Pakistani tërheq
Seyed Mohammad Ali Hosseini

PAKISTAN- Pakistani ka tërhequr ditën e sotme ambasadorin e tij në Teheran pas sulmeve iraniane në vend. Irani nisi sulmet ajrore kundër Pakistanit, duke pretenduar se kishte shënjestruar bazat e një grupi militant separatist sunit.

Islamabad denoncoi sulmin si një “shkelje të hapur” të hapësirës së tij ajrore dhe tha se dy fëmijë ishin vrarë. Sulmi i së martës në provincën jugperëndimore të Balochistanit rrezikon marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje.

Irani dhe Pakistani e kanë parë prej kohësh njëri-tjetrin me dyshim për shkak të sulmeve militante. Megjithatë, të dyja palët u shfaqën të kujdesshme.

pakistan ambasador sulm

Sondazh

Poll