17 Janar 2024, 14:25
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Hetime intensive, sipas Prokurorisë në Kosovë , po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka pranuar të ndajë më shumë informacione ruajtur integritetin e hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Express se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.
30-vjeçarja u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar 4 persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë. Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.
liridona ademaj vrasja e liridones naim murseli
Bota
17 Janar 2024, 14:01
N.F
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me peticionin e nisur ditën e sotme nga serbët e Kosov&eu...
Bota
17 Janar 2024, 13:58
M.B
Bujar Osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politik&eu...
Bota
17 Janar 2024, 13:48
N.F
Seyed Mohammad Ali Hosseini
PAKISTAN- Pakistani ka tërhequr ditën e sotme ambasadorin e tij në Teheran pas sulmeve iraniane në vend. Ir...
Bota
17 Janar 2024, 13:30
N.F
Macron
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar futjen në fuqi të "lejes lindjeje" gjashtëmujore pë...
Bota
17 Janar 2024, 13:31
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një djalë dy vjeçar vdiq nga uria pranë babait të tij të vdekur, ka zbuluar familja e tij. Bronson Ba...
Bota
17 Janar 2024, 13:12
N.F
Lukashenko dhe Putin
BJELLORUSI- Bjellorusia do të paraqesë një doktrinë të re ushtarake që parashikon përdorimin...
Bota
17 Janar 2024, 13:00
N.F
Qytetarët firmosin peticionin e shkarkimit të kryetarëve
KOSOVË- Ditën e sotme po mbahet peticioni për shkarki...
Bota
17 Janar 2024, 13:03
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Ekzekutimi i kryemafiozit grek Vangelis Zampounis me gati 100 plumba erdhi si kujtim se lufta brenda mafias greke vazhdon ...
Bota
17 Janar 2024, 12:36
M.B
Rob Bauer
BRUKSE- Në një takim të drejtuesve të lartë të NATO-s, kryetari i Komitetit Ushtarak të aleancës admirali...
Bota
17 Janar 2024, 12:14
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me goditjen e rrjetit të prostitucioni me të mitura në Athin&...