Bota

Moti i keq "paralizon" Norvegjinë, po përgatiten plane emergjence

Për shkak të motit u mbyll aeroporti i Oslos.

17 Janar 2024, 15:06 Nga N.F
Moti i keq "paralizon" Norvegjinë, po përgatiten plane
Foto ilustruese

NORVEGJI- Një valë e ftohtë ka përfshirë vendet Skandinave ndërsa Norvegjia që po përballet me mot të  që po shkakton probleme veçanërisht për transportin. Për shkak të motit u mbyll aeroporti i Oslos.
 Në të njëjtën kohë, shumë rrugë të trenave dhe të tjera të transportit publik u anuluan. Shërbimet e trenave në pjesë të Norvegjisë lindore gjithashtu u ndërprenë për shkak të kushteve të motit.

Autoriteti komunal në Oslo po shpreh se bashkia po përgatitet për një plan emergjence në mënyrë që të aktivizohen alarmet e sigurisë. Pavarësisht se ekipet për heqjen e borës janë gati, qasjet për në shtëpitë është e vështirë. 

Ndërkohë, Instituti Meteorologjik Norvegjez ka lëshuar një paralajmërim për borë dhe erë për pjesë të Norvegjisë jugore dhe lindore.

“Ne ende presim shumë më shumë borë në Norvegjinë lindore”, tha një meteorolog, duke shtuar se reshjet më të këqija të borës ranë të mërkurën në mëngjes nga Oslo dhe më në jug.

 

 

 

norvegji stuhi probleme

Sondazh

Poll